Rotarianët gjilanas ndihmojnë parashkollorët e SHFMU “Xhavit Ahmeti”

Gjilan – Klubi Rotary Gjilani, pasi paraprakisht kishte bërë grumbullimin e një fondi me të cilën do të mbulohej një projekt i caktuar, e ka jetësuar atë duke u dërguar parashkollorëve të SHFMU “Xhavit Ahmeti”, në Hodonoc të Kamenicës, mjete konkretizimi (lodra edukative).

Një kërkesë për ndihmë në mbështetjen e një projekti, nevojë për parashkollorët e Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Xhavit Ahmeti”, Hodonoc, ishte publikuar nga përfaqësues të kësaj shkolle në asociacionin KETNET. (http://ket-net.org/page/direct-2-classroom), dhe me të parë këtë, rotarianët gjilanas janë organizuar dhe nga fondi i tyre kanë siguruar mjetet për t’u përcaktuar ta ndihmojnë realizimin e këtij projekti.

Lodrat e blera në vlerë rreth 100 euro, iu janë dorëzuar përfaqësuesve të shkollës. Kryetari i Klubit Rotary Gjilani, Zijadin Hasani, bashkë me rotarinët Naim Shaqiri dhe Fatos Qerimi në emër të Klubit, kanë vizituar këtë shkollë ku janë takuar me drejtorin Gani Basha dhe mësuesen Xhevrije Morina-Mustafa , të cilëve edhe ua kanë dorëzuar lodrat edukative.

Ndihma rotariane për një paralele të tillë me 18 fëmijë është vlerësuar lartë, si nga drejtori gjilanas që mundësuan jetësimin e këtij miniprojekti.

Përndryshe, kryetari i Klubit Rotary Gjilan, Zijadin Hasani i rotarianëve është për të bërë edhe një shërbim të radhës për komunitetin dhe nga mjetet e grumbulluara nga rotarianët gjilanas, ndihmuar edhe nga ata ferizajas, janë siguruar lodrat edukative, me të cilat do të luajnë tani, por edhe do të mësojnë parashkollorët e shkollës në fjalë.

Hasani tha se do të vazhdojnë të veprojnë në frymën rotariane duke mbështetur dhe realizuar projekte të tilla që shkojnë në shërbim të qytetarëve.

Views: 130

Comment

You need to be a member of KETNET to add comments!

Join KETNET

© 2017       Powered by

Badges  |  Report an Issue  |  Terms of Service